Në vazhdë të vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, delegacioni i KMSH-së më në krye kryetarin, H. Bujar Spahiu ka zhvilluar një takim me Dr. Abdullah bin Abdulaziz Al-Rabiah, sekretarin e përgjithshëm të Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”.

Kreu i KMSH-së e falënderoi sekretarin e përgjithshëm për kontributin dhe ndihmën që kjo qendër ka dërguar për familjet në nevojë në Shqipëri.

Gjatë takimit, të dy palët diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve midis Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në fushën e bamirësisë, projektet humanitare dhe më gjerë.

Dr. Al-Rabiah shprehu gadishmërinë për rritjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe e informoi kreun e KMSH-së për programet dhe projektet e Qendrës “Mbreti Selman” që përfshinin 45 vende të botës.