Takimi i radhës i kreut të KMSH-së, H. Bujar Spahiu në Arabinë Saudite ka qenë me presidentin e e Bankës Islamike për Zhvillim, Dr. Bandar Hajjar.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi projekte dhe bashkëpunime të ndryshme në disa fusha.

Kreu i KMSH-së shprehu dëshirën e bashkëpunimit dhe investimit të Bankës Islamike për Zhvillim në dobi të besimtarëve dhe shoqërisë në Shqipëri.

Ndërsa Dr. Hajjar falënderoi kreun e KMSH-së dhe tha se Banka Islamike do t’i marrë në konsideratë të gjitha projektet e Komunitetit Mysliman me dëshirën dhe vullnetin e mirë për t’i konkretizuar.