Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Koordinatorin Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Agron Sojati.

Z. Sojati e uroi kreun e KMSH-së për suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional të deritanishëm.

Kreu i KMSH-së, z. Spahiu e falënderoi për urimin dhe e garantoi së bashkëpunimi me Koordinatorin Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm do të intesifikohet edhe më shumë.

Gjithashtu z. Spahiu shprehu qartazi qëndrimin e instuticionit për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Bashkëpunimi i frytshëm për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit të çdo lloji është një detyrë e të gjithë institucioneve dhe është një e mirë për shoqërinë tonë.