Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit, përfaqësuesit zyrtar të Tarikatit Rifai, Sheh Qemaludin Reka dhe të Tarikatit Kadiri, Sheh Bujar Horasani.

Gjatë bashkëbisedimit përfaqësuesit e këtyre tarikateve që njihen zyrtarisht nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, u përqendruan në çështjet e përgjithshme me të cilat ata përballen në përditshmërinë e aktiviteteve të tyre.

Intensifikimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy palëve ishte një ndër pikat e shumta që u trajtuan më tej gjatë këtij takimi.