Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim përfaqësuesin e lartë të Shtëpisë së Zekatit në Kuvajt, z. Adil el-Xherij.

Kryetari i KMSH-së, i shprehu falenderimet për kontributin që shteti i Kuvajtit ka dhënë në Shqipëri si dhe për bashkëpunimin ndër vite me KMSH-në.

Gjatë takimit z. Spahiu u shpreh i gatshëm për të intensifikuar mërrëdhëniet dypalëshe dhe për t’i shtrirë ato në shumë fusha të ndryshme. Gjithashtu u duskutua mbi projekte konkrete dhe investime të ndryshme.

Ndërsa z. Adil el-Xherij shprehu gadishmërinë e tij që marrëdhëniet mës institucioneve të forcohen më shumë dhe në të ardhmen të realizohen projekte të përbashkëta në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti, myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe drejtori i Fondacionit Mirësia, z. Korab Kaja.