Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu priti në një takim Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me një delegacion të këtij institucioni, Prof. Dr, Qani Nesimi, H. Shaqir Fetahu, Mr. Qenan Ismaili dhe z. Muzemil Osmani.

Kryetari i KMSH-së i falënderoi për vizitën dhe vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm që luan Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut në të gjitha fushat në të cilat ushtron aktivitetin.

Kryetari i BFI të RMV bashkë me stafin e tij përcollën urimet më të mira për detyrën fisnike të kryetarit të KMSH-së, me bindjen e plotë se bashkëpunimi midis dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm dhe i frytshëm në të mirë të Islamit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Kryetari Spahiu shprehu falenderimet dhe mirënjohjet e tij për urimet dhe fjalët e përzemërta. Kreu i KMSH-së e siguroi H. Sulejman ef. Rexhepin se bashkëpunimi midis dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shtrihet në shumë fusha të tjera, me qëllim forcimin e pozitës së fesë Islame në mbarë rajonin.