Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda.

Gjatë këtij takimi z. Gajda e njohu kryetarin me aktivitetin e institucionit që ai drejton si dhe me raste të ndryshme të diskriminimit për arsye racore, fetare, fizike, etj.

Gjithashtu ai kërkoi bashkëpunimin ndërinstitucional për raste të ndryshme diskriminimi dhe kërkoi që rastet e ndryshme të adresohen pranë komisionit dhe mos të cenohet e drejta e askujt.

Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu u shpreh i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin mes institucioneve si dhe shprehu shqetësimin për raste të ndryshme të diskriminimit fetar.