Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu priti në një takim drejtorin e Medresesë së Shkodrës “H. Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, drejtoreshën e Medresesë së Durrësit “H. Mustafa Varoshi”, znj. Neriman Gjinali dhe administratorin e kësaj medreseje, z. Nasuf Hoxha.

Drejtuesit e Medreseve i uruan kreut të KMSH-së suksese në detyrën e tij fisnike në shërbim të fesë, edukimit dhe arsimit.

Kryetari Spahiu pasi i falënderoi për urimet u shpreh se KMSH do t’i kushtojë një vëmendje të rëndësishme medreseve në mbarë vendin, që të mundësohet shkollim në kushte bashkëkohore dhe me cilësi të lartë në mësimdhënie.

Më pas takimi u fokusua në çështjet e administrimit dhe kurrikulës.

Gjithashtu kryetari i KMSH-së i falënderoi për kontributin e tyre të vyer në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.