Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit kryetaren e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko dhe anëtarin e KSHK-së, z. Servet Gurra, i cili ndjek marrëdhëniet me KMSH-së.

Kryetarja e Komiteti Shtetëror për Kultet i uroi kreut të KMSH-së suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitet Mysliman të Shqipërisë.

Znj. Aliko theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes institucionit që ajo përfaqëson dhe Komunitetit Mysliman të shqipërisë, si dhe shprehu gadishmërinë për intensifikomin e marrëdhënieve të mëtejshme.

Kreu i KMSH-së shprehu falënderimet ndaj znj. Aliko për urimin dhe e siguroi se bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë i vazhdueshëm.