Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit drejtues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, drejtorin, Dr. Ardian Muhaj, nëndrejtorin, z. Alban Kodra, kryetarin e Bordit Drejtues, z. Faruk Borova dhe përgjegjësin e Departamentit me jashtë, z. Ubejd Osmani.

Drejtori i AIITC-së bashkë me përfaqësuesit e pranishëm uruan kreun të KMSH-së për suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin e Komunitet Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë takimit u dikutua mbi projekte të përbashkta dhe veprimtari të dobishme sociale, edukative, fetare e bamirësie në shërbim të Islamit, kulturës dhe vlerave të tij.

Kreu i KMSH-së shprehu falënderimet ndaj drejtuesve të institucionit për urimet dhe shtoi se bashkëpunimi i frytshëm me AIITC do të vazhdojë në shumë fusha të ndryshme.