Delegacioni i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me në krye kryetarin, H. Bujar Spahiu ka përfunduar vizitën zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Gjatë kasaj vizite u zhvilluan disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime me ministrin për Çështjet Islame në Arabinë Saudit, z. Abdul-Latif Al-Sheikh, zv/ministrin e Haxhit dhe Umres, Dr. Abdulfetah bin Sulejman Meshat, zv/ministrin e Arsimit, z.  Abdurrahman bin Nasir el-Kharif, sekretarin e përgjithshëm të Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, Dr. Abdullah bin Abdulaziz Al-Rabiah, presidentin e Bankës Islamike për Zhvillim, Dr. Bandar Hajjar, Akademinë Ndërkombëtare të Fikhut, Universitetin Islam të Medinës dhe Kompleksin e shtypshkronjë së Kuranit Famëlartë “Mbreti Fahd”.

Në këtë vizitë pune u diskutua mbi çështje të ndryshme dhe mbi rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Këto takimi u përmbyllën në mënyrën më të mirë të mundshme, me një vizitë në Xhaminë e Profetit (as) në Medinë. Delegacioni i KMSH-së u prit nga imami i xhamisë “Mesxhid en-Nebeui” dhe u shoqërua në disa pjesë të xhamisë ku u njohën më me detaje mbi disa karakteristika të kësaj xhamie.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj vizite ishte edhe falja e namazit në këtë xhami, ku merr një tjetër vlerë. I Dërguari i Allahut a.s thotë: “Një namaz në xhaminë time është më i mirë se njëmijë namaze në çfarëdo xhamie tjetër, përveç Xhamisë së Shenjtë.”

Vizita e kreut të KMSH-së dhe delegacionit shoqërues u pasqyarua gjerësisht në mediat më kryesorë të Mbretërinë së Arabisë Saudite.