Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu mori pjesë në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare.

Ky ministerial i cili organizohej nga Departamenti i Shtetit Amerikan në Uashington, i zhvilloi punimet e tij më 16-18 korrik.

Ministeriali mblodhi bashkë udhëheqës nga mbarë bota për të diskutuar mbi sfidat e lirisë së besimit dhe për të nxitur më shumë respektin dhe mbrojtjen e lirisë fetare për të gjithë.

Gjatë ministerialit Kreu i KMSH-së zhvilloi takime me drejtues fetarë të vendeve të ndryshme, intelektualë dhe studiues.

Ky ministerial u përshëndet nga zv/Presidenti i SHBA-ve, Mike Pence dhe nga Sekretari i Shtetit Amerikan, z. Mike Pompeo.

Nga Shqipëria merrnin pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, z. Ylli Doçi.