Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu dhe nënkryetari z. Taulant Bica ishin në Xhaminë Mbret në Elbasan.

Kryetari mbajti hytben e ditës së Xhuma ndërsa nënkryetari mbajti ligjëratën para ezanit.

Kryetari në hytben e tij u fokusua tek morali dhe ndjesia e ndrojtjes ndaj Zotit ndërsa nënkryetari në ligjëratën e tij foli mbi meditimin rreth krijesave të Allahut.

Kryetari gjatë hytbes e ilustroi temën me ajetë dhe hadithe të cilët sjellin në vëmendje moralin dhe vlerat e përgjithshme që përmban feja islame.

Transmetohet nga Umran ibn Husejn se Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: Turpi nuk sjell gjë tjetër veçse të mira.

Turpi për të cilën i dërguari i Zotit (a. s.) bën fjalë është ajo që ndërhyn ndërmjet njeriut dhe të shëmtuarës duke e penguar personin nga ajo punë që e turpëron. Ëshë i lavderueshem morali i atij personit ku turpi e pengon dhe e frenon ndaj veseve negative. Një njeri i tillë nuk bën veprime ku shqetëson dhe lëndon njërëzit nëpërmjet përgojimit apo paragjykimit. Sepse ky person e njeh Allahun si Zot të vetëm dhe duke e ditur se është nën mbiqyrjen e Tij në çdo moment, ka ndrojtje të veprojë në kundërshtim me pëlqimin e Zotit.

Ndërsa në Kur’an Zoti thotë: Bëni ç’të doni, se Ai i sheh të gjitha çfarë punoni ju”.

I lutem Allahut të na i pranojë lutje. Zoti i pastroftë zemrat nga urrejtja, smira dhe mendimet dhe veprat e këqija. I lutemi Zotit të na i pranojë adhurimet dhe të na begatoi familjet dhe shoqërinë tonë.

Në fund u zhvillua një vizitë edhe në ambientet e myftinisë, ku myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka e njohu kryetarin më nga afër mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punëve në këtë myftini.