“Uniteti në diversitet dhe kërkimi së bashku i të ardhmes në Europë”

 Ka nisur dje punimet Konferenca Ndërkombëtare e Bashkësive Islame të Europës “Uniteti në diversitet dhe kërkimi së bashku i të ardhmes në Europë”, me pjesëmarrjen e bashkësive dhe komuniteteve myslimane nga e gjithë Europa.

Në konferencën e cila do të zgjasë dy ditë, 13 dhe 14 maj 2014, merr pjesë edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj dhe Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja.

Kryetari z. Bruçaj krahas konferencës ka zhvilluar edhe takime të ndryshme me liderët e Bashkësive Islame të Europës, me të cilët ka folur për problematikat e përbashkëta që kanë myslimanët e Europës në çështje të ndryshme institucionale dhe të tjera. Ai ka takuar gjithashtu edhe kryetarin e Diyanet-it (Komunitetit Mysliman të Turqisë) Prof. Dr. Mehmet Gormez, myftiun e Bosnjës, Kroacisë, Polonisë, si dhe shumë liderë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga Belgjika, Franca, Norvegjia, Gjermania, Rusia, Danimarka, Krimea, Rumania, Bullgaria, Italia, etj.

Në këtë konferencë merrnin pjesë gjithashtu edhe liderët e Bashkësive Islame të Ballkanit, nga Kosova Myftiu Naim ef. Tërnava dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Dr. Qazim Qazimi, nga Maqedonia Reis ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm Afrim ef. Tahiri, kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Dede Edmond Brahimaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnjës Husejn ef. Kavazoviç, kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat ef. Fejziç, kryetari Bashkësisë Islame të Kroacisë Prof. Dr. Aziz Hasonoviç, etj.

14 Maj 2014

bruksel (2) bruksel (3)

bruksel (1)