Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, si dhe me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, ka shtruar iftare në Tiranë, në burgun e Ali Demit dhe të Vaqarrit në dy netët e fundit, për rreth 70 agjërues që vuajnë dënimin aty.

Iftari është shtruar për burra dhe gra dhe kjo nismë do të vijojë edhe në burgjet tjera si në atë të 313, paraburgimin te Mine Peza, si dhe në Lezhë, Peqin dhe Rrogozhinë. Të pranishëm kanë qenë nga KMSH drejtori i Kulturës z. Genti Kruja, punonjësi i kësaj drejtorie z. Andrin Rasha, si dhe imamët e xhamive të Et’hem beut dhe xhamisë së Medresesë, Imam Elton Karaj dhe Imam Lauren Luli, Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH Fatma Karaj, të cilët janë pritur nga drejtues të burgjeve, si dhe nga punonjësja sociale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve znj. Myfarete Laze.

Nuk është hera e parë  që KMSH organizon aktivitete nëpër burgje. Prej disa vitesh Komuniteti Mysliman zhvillon takime dhe aktivitete të ndryshme, sidomos në muajin e Ramazanit dhe nëpër Bajrame, ku nëpërmjet punonjësve të saj, myftive dhe imamëve, mundohet t’i gjendet pranë kësaj pjese të shoqërisë, për t’i shërbyer atyre në forcimin e besimit tek Zoti, si një element bazë dhe më efektivi për t’ia risjellë shoqërisë të gatshëm të integrohen në jetë, pasi të kenë kryer detyrimin ndaj ligjit.

 

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERA  OLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERAOLYMPUS DIGITAL CAMERA