“Feja Islame është kategorikisht kundër çdolloj dhune, aq më tepër kur bëhet fjalë për gruan. Islami i ka dhënë gruas një vlerë të jashtëzakonshme. Dhuna ndaj gruas është një  veprim i urryer dhe ne nuk duhet të heshtim kundrejt këtij fenomeni, por duhet të kontribuojmë që gruaja të jetë larg çdo lloj presioni social duke respektuar të drejtat dhe pozitën e saj në shoqëri”, ky ishte mesazhi i kryetarit të Komunitetit Mysliman, z. Skënder Bruçaj, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave.

Këtë mesazh kreu Bruçaj e përcolli në hapjen e fushatës kombëtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, organizuar nga Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në Hotel Tirana.

Të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri nënshkruan një deklaratë të përbashkët për veprime të koordinuara në luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje, në prani të Ministrit të MMSR z. Blendi Klosi.

Qëllimi i kësaj deklarate ishte planifikimi i veprimeve të koordinuara në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, mbështetjen dhe lehtësimin e veprimeve mbarëkombëtare edukuese për rëndësinë e krijimit të familjeve të shëndosha, ku mbizotëron paqja, respekti, dashuria, vlerësimi dhe dhënia e mundësive të barabarta, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe komuniteteve fetare, për të nxitur pjesëmarrjen e sa më shumë të rinjve dhe të rejave besimtarë, në koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të tilla.

25 nëntor 2015

 DSC_6366 DSC_6377 DSC_6395 DSC_6407 DSC_6415 DSC_6444 DSC_6454