logokmshNuk ka fjalë dhe ndjenja për të shprehur dhimbjen dhe trishtimin për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Bota dhe njerëzimi është lodhur pa masë nga vrasjet, urrejtjet, dhuna, padrejtësitë. Ne jemi pjesë e një bashkësie e cila vrasjen e një njeriu të pafajshëm e cilësojmë si vrasjen e tërë njerëzimit. E pra, në Egjipt po vdesin mijëra të pafajshëm.

KMSH i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve t’i bëjnë dua/ lutje Zotit për ndaljen e gjakderdhjes dhe dhënien fund të dhunës në Egjipt, Siri dhe në çdo vend tjetër të botës.

I lutemi Allahut, Mëshirëplotit t’i kaplojë me mëshirën dhe faljen e Tij të gjithë ata të pafajshëm që humbën jetën duke shpresuar që një ditë në ato vende të vendoset qetësia e paqja.

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË