Nën kujdesin e z. Bujar Spahiu, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, dhe me mbështetjen e fondacionit zviceran “Swiss Barakah Charity” dhe disa donatorëve të tjerë individë, në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, KMSH shpërndau çanta shkollore të pajisura me mjete mësimore për rreth 200 fëmijë të shkollave fillore e nëntëvjeçare në rrethet e Tiranës, Librazhdit, Gramshit, Peqinit dhe Përmetit nëpërmjet myftinive përkatëse.

Fëmijët përfitues nga ky projekt shprehën falënderimet e tyre të përzemërta për dhuratat që morën.

Projekti u zbatua nga Forumi Rinor Mysliman i Shqipërisë – FRMSH në bashkëpunim me myftinjtë dhe imamët përkatës nëpër rrethet e lartpërmendura.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm!