911553_459493600786285_186593268_n

Me rastin e natës së shënuar të Regaibit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon një program solemn me duà, lutje dhe Kur’an në xhaminë e Ethem Beut në kryeqytet.

Në këtë program do të jenë të pranishëm një delegacion nga DIJANETI ( Komuniteti Mysliman i Turqisë, me në krye Prof. Dr. Mehmet Görmez, të ftuar nga kryetari  i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça.

Mbarë besimtarët e Tiranës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë program me Kur’an, Dua (Lutje) dhe ilahi.

Programi do të organizohet sot (16 Maj 2013) në orën 19:30, në xhaminë e Ethem Beut, Tiranë.

Çështë Nata e Regaibit?

Nata e shënuar Regaib, në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë dëshirë, prirje, interesim.

Nata e shënuar Regaib, sipas kalendarit hënor, është nata duke u gdhirë xhumaja e parë (nata që lidh ditën e enjte me të premte) e muajit Rexhep, i cili është edhe muaji i parë i Tre Muajve të Begatë. Çdo natë e xhuma është e bekuar. Kur këto dy net puqen bashkë nata bëhet akoma më e bekuar dhe më e dobishme. Me vlerat që përmban kjo natë, është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit Ramazan. Në aspektin psikologjik kjo është shumë e rëndësishme, sepse besimtari hyn në një parapërgatitje shpirtërore dhe e drejton veten e tij kah adhurimet, përgjegjësitë individuale dhe familjare, duke urdhëruar të mirën e duke ndaluar të keqen.

 

 

Nata e Regaibit

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë