Islami e nderoi Gruan

Në kuadër të Javës së Gruas, Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të  Shqipërisë, organizoi sot simpoziumin “Gruaja në Islam”, ku u diskutua mbi pozitën  dhe vlerën që i jep islami gruas, si dhe pozicionin e gruas myslimane, femrës me shami, në shoqërinë shqiptare.

gruaja ne islam (9)

gruaja ne islam (2)Në fjalën e hapjes, Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetit Mysliman, znj. Fatma Karaj theksoi se çelësi për të rregulluar shoqërinë është gruaja dhe se triumfi i mbarë shoqërisë lidhet drejtpërsëdrejti me kontributin e gruas. Ajo gjithashtu theksi se shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet mbi faktin se islami e ka nderuar dhe fisnikëruar gruan.

gruaja ne islam (6)Zonja Elsa Ballauri, Kryetarja e grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, u shpreh se gruaja nuk është minoritet por pjesë e rëndësishme e shoqërisë, një vlerë e madhe dhe protagoniste në çdo sferë të jetës. “Sa më shumë të flitet e të diskutohet për gruan, aq më shumë do të ndërgjegjësohet individi dhe shoqëria për vlerat që ajo përfaqëson me dinjitet”, theksoi znj. Ballauri.

gruaja ne islam (4)Ndërsa Shefi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër, z. Ramadan Çipuri, nënvizoi se gratë janë gjysma më e rëndësishme e shoqërisë. “Ajetet e Kuranit dhe porositë profetike shpërfaqin dukshëm rëndësinë dhe vlerat e gruas si nënë dhe si edukatore e gjeneratave”, tha z. Çipuri.

Programi vijoi dhe diskutimin e panelistëve, ku znj. Ruzhdie Qafmolla, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, foli mbi femrën myslimane në civilizimin e sotëm shoqëror; znj. Klodiana Malushaj, Studiuese në Shkencat Politike, foli mbi angazhimin publik dhe politik të gruas myslimane në Shqipëri; znj. Mejrem Lumi, Teologe, trajtoi të drejtat e gruas në Islam dhe Hz. Mejrem; z. Dorian Demetja, Drejtor i Burimeve Njerëzore në KMSH, foli rreth, nënës së besimtarëve Hz. Hatixhes; ndërsa znj. Aisa Kokiçi, Teologe, trajtoi temën Hz. Aishe, shembulli i përsosur i gruas në Islam.

Të pranishëm në aktiviteti ishin: Zonja Elsa Ballauri, Kryetarja e grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, Shefi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër, z. Ramadan Çipuri, Drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Omer Çallësh si dhe dhjetëra gra besimtare.

gruaja ne islam (1)  gruaja ne islam (3)  gruaja ne islam (5)   gruaja ne islam (8) gruaja ne islam (7)