Me rastin e muajit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon projektin “Dhuro një Iftar”.

Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush i jep ushqim për të çelur një agjëruesi, merr të njëjtin shpërblim si agjëruesi, pa e cënuar shpërblimin e agjëruesit.” (Tirmidhiu: 807)

Ky projekt konsiston në mbledhjen e Iftarëve nga individë, biznesmenë, shoqata, organizata apo besimtarë.

Më pas në bazë të iftarëve që do të dhurohen, do të bëhet edhe shpërndarja e tyre në disa qytete të Shqipërisë, ku KMSH me anë të myftinive do të realizojë shtrimin e iftarëve në qytetet respektive,  por duke u fokusuar tek ato vende (qytete, rrethe apo zona) në të cilat për arsye të ndryshme aktivitetet gjatë këtij muaji janë të pakta.

Iftari për 1 person kushton 700 lekë, 5 euro ose 6 dollarë amerikan.

Të gjithë ata që kanë dëshirë të bëhën pjesë e këtij projekti mund t’i dhurojnë iftaret duke u paraqitur në Drejtorinë e Financës në KMSH ose me anë të llogarive bankare si më poshtë:

EMERTIMI: KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE

EMERTIMI I BANKES: BANKA KOMBETARE TREGTARE

SWIFT CODE: NCBAALTX

NR NIPTIT: J62224004Q

NR LLOGARISE: 110000709

BKT (EURO): AL4120511014000709CLTJCFEURA

BKT (USD): AL8520511014000709CLTJCFUSDA

BKT (ALL): AL1420511014000709CLTJCLALL0

Qëllimi i projektit është përhapja e vlerave të Ramazanit në veçanti dhe Islamit në përgjithësi tek të gjitha shtresat e shoqërisë, pa përjashtim.

Me anë të këtyre iftarëve synohet krijimi i urave mes besimtarëve, si dhe ardhja në ndihmë e njerëzve në nevojë.