kmsh ixhmaja stamboll (1)

Bota islame u mblodh në Stamboll për të zhvilluar simpoziumin më të madh të organizuar ndonjëherë me pjesëmarrjen e profesorëve dhe akademikëve nga 80 vende të ndryshme të botës.

Një delegacion nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Ixhmaja dhe vetëdija kolektive” të zhvilluar në Stamboll më 28 – 29 Prill 2013.

Një simpozium i këtyre përmasave organizohet përherë të parë ku janë mbledhur dijetarët e vendeve myslimanëve nga e gjithë bota. Në të merrnin pjese dijetarë dhe studiues dhe krerë të komuniteteve fetare të 80 vendeve të botës.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfaqësohej nga nënkryetari H. Bujar Spahiu, Kancelari z. Ali Zaimi, myftinjtë Redin Quku, Muhamed Sytari, Islam Hoxha dhe Gramoz Blliku.

Konferenca vlerësoi rolin e dijetarëve dhe bashkëpunimin e myslimaneve në dobi të përparimit, mirëqenies, bashkëjetesës dhe përçimit të mesazhit islam në mbarë botën.

Në simpozium është folur për bashkimin e myslimanëve, për ruajtjen e dinamikës së përbashkët dhe rëndësinë që ka ixhmaja dhe ndjekja e rrugës së sahabëve. Ixhmaja nuk i shërben vetëm myslimanëve, por të gjithë botës për të rregulluar mekanizmat dhe për ti dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që po jeton bota sot.

Në pjesën e parë të simpoziumit u fol për rëndësinë dhe vendin e ixhmasë në islam dhe në pjesën e dytë diskutimet vazhduan me temën vendi dhe rëndësia e kuptimit të drejtë të ixhmasë si dhe ndjekja e modelit të sahabëve si referencë për të gjykuar për çështje të ndryshme që preokupojnë besimtarët .

Gjithashtu u hodhën ide të ndryshme për bashkëpunimin  myslimanëve në të mirë të komuniteteve të tyre dhe të mbarë njerëzve, për sa i përket respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, deri në rolin që duhet të luajnë myslimanët në zgjidhjen e problemeve të ndryshme sociale si dhe bashkëpunimin e tyre në nivel global.

Fjalimet më me interes ishin ato të Prof. Dr. Ahmed Abbâdi, Muhammed Saad Ebu Bekir, Prof. Dr. Ali Cuma, Prof. Dr. İsam Beşiri, Prof. Dr. Muhammed İmara, Selman Hüseynî en-Nedvi Mehmet Gormez, Muhamed Muhtar Shenkiti, Rashid Gannushi e shumë dijetarëve dhe studiuesve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Një mesazh i rëndësishëm erdhi edhe nga M. Fetullah Gylen, i cili u vlerësua nga dijetarët e pranishëm për frymëzimin e një eventi të tillë.

Delegacioni shqiptar u takua me homologë të tjerë të vendeve islame, ku biseduan për bashkëpunim në fusha të ndryshme të kulturës botimeve, arsimit, etj.

Në simpozium kanë qenë të pranishëm 4 mijë studiues islamë nga e gjithë bota.

kmsh ixhmaja stamboll (2)

Yeni Ümit ve Hira Dergilerinin düzenlediði Uluslararasý Ortak Yol Haritasý Ýcma ve Kollektif Þuur Sempozyumu Ýstanbul Kongre Merkezi'nde baþladý. Sempozyuma 80 ülkeden 680 akademisyen ve ilahiyatçý katýlýyor 27 Nisan 2013 / Turgut Engin