kosove-konferenca-nderfetare

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Feja dhe pajtimi: Cila është e ardhmja e dialogut ndërfetar?”e cila u zhvillua në Pejë të Kosovës në datat 24-26 maj 2013.

Në këtë aktivitet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u përfaqësua nga Nënkryetari H. Bujar Spahiu, drejtori i Arsimit Altin Shima dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Astrit Zharri.

Java e Tolerancës në Kosovë hapi Konferencën Interfaith në Pejë, që u zhvillua në datat 24-26 maj, duke mbledhur përfaqësues të religjioneve kryesore në rajon, dhe komunitetit ndërkombëtar të Interfaith.  Në konferencë u diskutua mbi rëndësinë e fesë në të kaluarën e Kosovës, të tashmen dhe të ardhmen. Ajo gjithashtu ballafaqoi debatin mbi të ardhmen e dialogut ndërfetar. Mbi 160 udhëheqës fetarë, përfaqësues të komuniteteve dhe ekspertë nga 42 vende diskutuan mbi pajtimin dhe besimin dhe si ato mund të jenë forcë bashkuese në nivel rajonal dhe global.

Përfaqësuesit morën pjesë në darkën e organizuar nga kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jan Braathu, dhe ambasadori britanik , Ian Cliff. Një ekspozitë fotografike nga libri “Besa – Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore” nga Norman H. Gershman, ishte pjesë e kësaj konference ndërfetare.

/Drita Islame/

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë