Pas thirrjes që ka bërë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për mbledhjen e librave, revistave dhe antikuarëve që kanë lidhje me fenë Islame në vendin tonë dhe më gjerë, vazhdon kontributi i shumë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje.

Studiuesi i njohur z. Ferit Hafizi i ka dorëzuar drejtorit të Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, një sërë numrash të revistave “Zani i Naltë” dhe Kultura Islame”, botime të Komunitetit Mysliman, përkatësisht në vitet 1923-1939 dhe 1939-1345, duke plotësuar kështu arkivin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Me këtë rast KMSH i shpreh falënderimet më të përzemërta z. Hafizi për këtë kontribut të jashtëzakonshëm nga ana e tij.

Fondi i Arkivit të librave dhe revistave të vjetra dhe antikuarëve Islamë, do të ekspozohen dhe do të jenë të vizitueshme për të interesuarit në Bibliotekën dhe Muzeun Islam që do të ndërtohen brenda kompleksit të Namazgjasë.

ZK1A0003 ZK1A0039