IMG_9443Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masazh mbi mënyrën e organizimit të faljes dhe Kurban Bajramit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka përgatitur një plan të detajuar masash organizative për krijimin e kushteve të favorshme dhe lehtësirave për festën e Bajramit e cila si çdo vit do të organizohet në segmentin përpara ish – Hotel Dajtit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ditën e Martë dt. 15 Tetor 2013 në orën 07.00 – 07.45

Ky plan vjen në kuadër të organizimit sa më të mirë të festës së Bajramit, në mënyrë që të krijohen kushtet optimale për akomodimin dhe qarkullimin besimtarëve myslimanë, duke mos cenuar hapësirën publike dhe krijuar lirshmëri në lëvizjen e qytetarëve.
Vendi i faljes është pozicionuar ashtu siç është bërë tashmë traditë, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Duke filluar nga ura e Lanës, pranë ish-Hotel Dajtit deri në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Gjithashtu vend falje do të jetë dhe segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, që bashkohet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që do të shërbejë për faljen e grave.

Nga pikëpamja e akomodimit e gjithë sipërfaqja e faljes do të jetë e shtruar me material të përshtatshëm për t’u falur.

Ky plan i organizimit të festës së Kurban Bajramit është prezantuar përpara mediave ngas Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra.