Pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit në “Sheshin Skënderbej”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hapi dyert për të pritur vizitat tradicionale me rastin e kësaj feste.
Për të përcjellë mesazhet e urimit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ishin Krerët e Komuniteteve fetare në Shqipëri.
Të pranishëm ishin, gjithashtu, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, Prefekti i Tiranës, z. Afrim Qendro, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodian Bulku së bashku me dy anëtarët, z. Servet Gura dhe z. Lirim Neziraj , Kryetarja e LSI, znj. Monika Kryemadhi, Ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Skënder Durmishi, Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, Ambasadori i Ukrainës, ambasadorët të BE-së, vendeve arabe, drejtues të institucioneve shtetërore qëndrore dhe lokale, besimtarë, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, akademikë, personalitete të jetës publike etj.
Në mesazhet e tyre ata i përcollën Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta për të dhe gjithë myslimanët me rastin e Kurban Bajramit, festë e cila i fton besimtarët të shtojnë dashurinë për Zotin dhe për njëri-tjetrin.