Reklama e Dritaislame.alDuke parë interesimin e vazhdueshëm të besimtarëve për kryerjen e Haxhit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur fazën e dytë të regjistrimeve për Haxhin 2013.

Të interesuarit të nxitojnë të kryejnë regjistrimin pranë Zyrës së Haxhit  në KMSH ose pranë Myftinive në rrethet përkatëse.

Faza e dytë e regjistrimeve zgjat deri më 16 shtator.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

– Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj.

– Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj.
– Fotografi pasaporte 4 copë.

– Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç.

– Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet.

 

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në:

e-mail: [email protected]

Cel: 067 30 48 877

Cel: 069 81 55 523

web: www.kmsh.al