Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka shpërndarë një sasi të konsiderueshme çantash dhe mjetesh të tjera mësimore, për fëmijët jetim të zonës së Ndroqit.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, u shpreh se është mjaft e rëndësishme që t’u vijmë në ndihmë nxënësve në rrugën e dijes, pasi pa një brez të shkolluar nuk mund të ketë të ardhme.

“Komuniteti Mysliman i kushton një rëndësi të veçantë arsimit dhe edukimit të brezave, ndaj kemi ardhur sot këtu, nisur edhe nga urdhri i Kuranit “kujdesuni për jetimin”, myslimanët e kanë dy herë detyrim kujdesin dhe ndihmën ngaj kësaj shtrese të shoqërisë”, tha z. Zaimi.

Ndërsa Drejtori i Çështjeve Sociale në KMSH, z. Edvin Kuçi, u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman ndërmerr nisma të tilla dhe as e fundit, pasi për KMSH-në fëmijët e veçanërisht jetimët, janë prioritet.

Ndërsa administratori i bashkisë së Tiranës në Ndroq, Xhavit Çeka, falënderoi  përfaqësuesit e KMSH-së për ndihmën dhe vlerësoi punën që Komuniteti Mysliman bën në dobi të shoqërisë shqiptare, teksa e cilësoi mjaft të rëndësishme.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Çështjeve Sociale në KMSH.

KMSH0159

KMSH0179KMSH0195