Komuniteti Mysliman i Shqipërisë çeli sot fushatën e dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

E kthyer në një traditë disa vjeçare, këtë herë kjo fushatë u organizua në bashkëpunim me Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta, i cili me këtë rast vizitoi sot ambientet e institucionit ku tashmë ka filluar dhurimi i gjakut nga besimtarët dhe qytetarë të Tiranës.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta, u prit nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, i cili u shpreh mirënjohës ndaj mbështetjes së kauzave të tilla, si dhe inkurajoi besimtarët të kontribuojnë, jo vetëm si një vullnetarizëm qytetar por edhe si një porosi dhe traditë e Profetit tonë të dashur, Muhamedit (a.s).

Ndërsa Presidenti Meta, falënderoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për mbështetjen e kësaj kauze dhe të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët me vullnetarizëm u solidarizuan sot me dhurimin e gjakut të tyre për fëmijët talasemikë.

Kjo fushatë do të vijojë deri më 29 nëntor 2021, për të kontribuar ju ftojmë të bëni rezervimin në numrin 067 38 91 551.