Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Vëlla i dashur Bujar Murat Spahiu – Zoti ju ruajttë – ju përshëndes miqësisht.

Në emrin tim personal, si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, dhe në emër të anëtarëve të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit dhe Kryetarit të tij, kam nderin të paraqes urimet dhe komplimentet më të sinqerta për Shkëlqesinë tuaj. Kjo me rastin e zgjedhjes tuaj si Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe si vlerësim i përpjekjeve tuaja të bekuara në zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet përfaqësuesve të ndryshëm të racave dhe feve në Ballkan dhe në botë, si dhe përpjekjen tuaja të palodhshme për të arritur paqen, duke ruajtur vlerat tradicionale shpirtërore dhe forcimin e shoqërisë civile.

Ju urojmë mbarësi të vazhdueshme dhe rrugëtim të suksesshëm dhe të frytshëm, gjë e cila jemi të sigurt se do të realizohet si reflektim i vizionit tuaj të urtë dhe të ndërgjegjshëm, ashtu siç edhe pritet nga ju.

Allahu ju dhëntë sukses juve dhe të gjithëve ne në të mirë të mbarë njerëzimit

Prof. Mohamed El-Beshari

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane