Kavaja ka përkujtuar dje 25 vjetorin e lirisë së Besimit përmes një aktiviteti të zhvilluar në Pallatin e Kulturës, ku morën pjesë qindra besimtarë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se ndalimi i besimit ishte mohim i ndërgjegjes, burgosje e shpirtit dhe prangosje e dashurisë.

“Zoti e krijoi universin si manifest të dashurisë së Tij. Dashuria dhe mëshira janë esenca e ekzistencës, ndaj edhe rimëkëmbja e fesë pas viteve ’90 është një rilindje e kombit, sepse drita e besimit është drita e jetës.”, theksoi nënkryetari Zaimi.

Ndërsa Drejtori i Kulturës, Genti Kruja, u shpreh se ishte tepër i emocionuar teksa përkujtonte këtë 25 vjetor të lirisë së besimit, pasi ky sipas tij ky është momenti më i rëndësishëm i historisë së Shqipërisë në këto dy dekada e gjysmë.

Myftiu i Kavajës Besnik Leçini, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe  Zotin për mirësitë që i ka falur njeriut përmes besimit Islam.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve z. Ilir Dizdari, ndërsa në aktivitet ishte i pranishëm edhe Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ylli Cikalleshi.

Pas përshëndetjeve qytetarët e Kavajës ndoqën dokumentarin kushtuar jetës dhe veprës së Hafiz Sabri Koçit.

KMSH0316KMSH0335

 

KMSH0365 KMSH0326KMSH0346  KMSH0328  KMSH0386