Jenbu (12)Studentët e Shkencave Islame në Universitetin Bedër, prezantuan  më 18 Dhjetor 2013, faqen online JENBU.ORG, një faqe kushtuar tërësisht informacioneve rreth fesë islame.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë  dhe Drejtori i Medias në KMSH z. Agron Hoxha.

Në fjalën e tij përshëndetëse Nënkryetari Shehi, falënderoi dhe përgëzoi studentët e Universitetit Bedër, për këtë iniciative, pasi siç theksoi ai, në këtë kohë më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për informacion dhe literature fetare.

Ai e cilësoi JENBU si një dritare e rëndësishme, ku gjithsecili do të gjejë informacionin që dëshiron rreth fesë islame.

Objektivi i Jenbus është përçimi i mesazhit islam mbarë shqiptarëve në të gjithë botën, kudo që ata janë dhe të bëhet burim i përgjigjeve për pyetjet e tyre.

Kuptimi i Jenbus

Jenbu do të thotë burim. Kur themi burim së pari na kujtohet uji i cili është burim i çdo krijese, pra uji paraqet jetën. Burimet e vogla me kalimin e kohës bëhen lumenj e më vonë edhe oqeane. Jenbu do të thotë burim në të cilën mësohet e vërteta.

Për t’i dhuruar jetë një krijese na duhet uji, kjo është ana fizike (materiale), kurse nga ana shpirtërore njeriu mund të ringjallet me Islamin.

Islami është fe universale, e cila më së shumti i dedikohet moralit të njeriut. Jenbu do të shfaq Islamin nga burimet kryesore të Islamit, pra nga Kurani dhe Suneti i Profetit (a.s).

Jenbu (19)