Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë “Mesxhidi Nur” në Frauenfeld të Zvicrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetari i KMSH-së falënderoi të gjithë kontribuesit për ndërtimin e xhamisë dhe u shpreh se xhamia është një vatër dijeje, besimi dhe vlerash.

“Me ndërtimin e kësaj xhamie janë vendosur themelet mbi të cilat do të ngrihen parimet dhe vlerat me te larta fetare dhe kombëtare. Kjo xhami do të jetë vatra ku do të lulëzojë dhe ndriçojë drita e besimit dhe dijes”, tha z. Luli.

Në inaugurimin e kësaj xhamije ishin të pranishëm përfaqësues nga diaspora dhe nga trevat Shqiptare.

Xhamitë Shqiptare në Zvicër luajnë një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e identitetit mysliman dhe me anë të aktiviteteve të ndryshme ata kanë kontribuar edhe në forcimin dhe promovinin e vlerave të traditës kombëtare.