katundishte permet (7)

Është inauguruar xhamia e re në fshatin Katundisht të Përmetit e cila u rindërtua mbi themelet e xhamisë së vjetër.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, u shpreh se Xhamia është vendi ku ngjizen dhe forcohen ndjenjat më të bukura dhe parimet më sublime.

“Xhamia është vendi ku ushqehet dashuria për Krijuesin, devotshmëria ndaj tij, dashuria ndaj dijes dhe atdheut. Është vendi ku frymëzohet morali i bukur, dashuria dhe respekti për njeriun. Është vendi i vëllazërimit, unifikimit, është shkolla ku merret edukata e të respektuarit dhe të vlerësuarit të njeriut, të mbështeturit dhe të përkrahurit të shtresave në nevojë, vendi ku mësohet më mirë se në çdo vend tjetër respekti ndaj familjes, ndaj të vjetërve, përkujdesja ndaj të vegjëlve, kontributi ndaj shoqërisë dhe ambientit. Ndaj një xhami më shumë do të thotë një shoqëri më e mirë”, tha z. Zaimi.

Myftiu i Përmetit, Gramoz Blliku, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e këtij objekti kulti kaq të rëndësishëm si siç është xhamia. “Ndërtim  xhamie është mjaft rëndësishëm, pasi çdo xhami është një vlerë e jashtëzakonshme jo vetëm për besimtarët por për të gjithë banorët e atij vendi ku ajo ngrihet. Kjo Xhami ka edhe një rëndësi tjetër pasi ngrihet mbi themelet e xhamisë së vjetër”, tha myftiu Blliku.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kancelari i KMSH-së Ylli Cikalleshi, myftinjtë e qyteteve përreth si: Myftiu i Fierit Karafil Manaj, Myftiu i Delvinës  Bledar Ali dhe Myftiu i Gjirokastrës  Ledian Cikalleshi, Nënprefekti Anastas Naqe, Kryetari Komunës Deshnicë Bujar Fezga, Kryetari i Komunës Ballaban Agim Damani, Drejtori i shoqatës “Gjysmë Hëna e Kuqe”  si dhe banorë të zonës.

15 Maj 2014

katundishte permet (1) katundishte permet (3)katundishte permet (2)  katundishte permet (4)  katundishte permet (6) katundishte permet (5)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë