Është inauguruar paraditen e 19 Majit 2014 xhamia e re në Helmës të Kavajës.

Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame në Komunitetin Mysliman, z. Hamdi Çurri, falënderoi në emër të institucionit donatorët dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie.

“Xhamitë janë shtëpitë e Zotit dhe urojmë që ato të shtohen sa më shumë. Falënderoj të gjithë ata të cilët kontribuuan në ngritjen e kësaj xhamie. Kontributi në vepra të mira gjithmonë e ka shpërblimin te Zoti”, tha z. Çurri.

Ndërsa Myftiu i Kavajës z. Besnik Leçini, uroi që kjo xhami të përmbushë nevojat e besimtarëve myslimanë, radhët e të cilëve sa vijnë e shtohen çdo ditë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Përgjegjësi i sektorit të Rinisë në KMSH Lauren Luli, kryetari i komunës Helmës Namir Gjoci, Drejtori i Medresesë së Kavajës, Mustafa Hatipoglu, si dhe investitori Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar të Qytetërimit dhe Mendimit Islam.

19 maj 2014

helmes kavaje (2)

helmes kavaje (1)   helmes kavaje (4) helmes kavaje (5)helmes kavaje (3)