Me një ceremoni madhështore është inauguruar dje xhamia e re me katër minare “Riza Bajami” në Shkozet të Durrësit, e cila është ndërtuar nga vëllezërit Bajrami.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin liderët fetarë të Ballkanit, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, deputetë të parlamentit të Kuvajtit, drejtues të pushtetit lokal, myfti e imamë të vendit si dhe qindra besimtarë e qytetarë të Durrësit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi familjen Bajrami për ndërtimin e kësaj vepre madhështore siç e quajti ai dhe uroi që vepra të tilla të shtohen.

“Falënderoj Allahun në radhë të parë, pastaj tre vëllezërit, Rifat, Hysen dhe Ahmet Bajrami për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë duke ndërtuar një xhami kaq madhështore dhe një qendër sociale model dhe shembull pozitiv i një investimi krejtësisht shqiptar. Zoti i shtoftë xhami të tilla”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe krerët e bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë si dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjysh Dako si dhe Myftiu i Durrësit Redin Quku.

Aktiviteti i ceremonisë së inaugurimit ishte mjaft i ngjeshur dhe i larmishëm, me këndim kurani, ilahi nga medresistët e Tiranës, etj.

Më prerjen e shiritit të inaugurimit u thirr edhe ezani i parë i kësaj Xhamie e cila u tejmbush nga besimtarët për të falur namazin e Akshamit.

Një moment mjaft interesant ishte edhe ndriçimi i qiellit nga dritat dhe ngjyrat e fishekzjarrëve të cilat bashkë me ndriçimin e minareve të larta të xhamisë krijuan një mozaik ngjyrash dhe një kënaqësi shpirtërore që vetëm objekte të tilla kulti të dhurojnë.

Xhamia “Riza Bajrami” dhe Qendra Sociale “Nënë Ilmija” është ndërtuar nga vëllezërit Bajrami dhe i është dhuruar besimtarëve dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

20 Qershor 2014

DSC_0547   ZK1A0667 ZK1A0595ZK1A0609

ZK1A0628ZK1A0231  ZK1A0287 ZK1A0293ZK1A0143

ZK1A0261ZK1A0385 ZK1A0415   DSC_0592ZK1A0816