Pas pritjes zyrtare që iu bë nga myftinia e Elbasanit, imami i Qabes së shenjtë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, priu në namazin e akshamit në xhaminë “Ballias”, ku edhe mbajti një ligjëratë të shkurtër mbi metodat edukative të përhapjes së Islamit nga Profeti Muhamed (a.s) dhe se si të nxjerrim mësim nga ato.
Besimtarët e shumtë të pranishëm me këtë rast i përshëndeti gjithashtu edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka.
Në përfundim të kësaj mbrëmjeje fetare, imami i nderuar lexoi disa ajete nga Kurani Famëlartë për besimtarët e pranishëm.