Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, z. Sylë Ukshini.

Gjatë takimit ata diskutuan mbi tematika të ndryshme të karakterit fetar, social e kulturor. Më tej, z. Ukshini, vlerësoi kontributin e KMSH-së ndër vite dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve.

Ndërsa Kryetari Spahiu, pasi e falënderoi z. Ukshini për vizitën dhe urimet, u ndal në planet afatgjata të institucionit në fushat e lartpërmendura si një strategji për të kontribuuar më tej në zhvillimin e shoqërisë tonë të përbashkët.