Haxhinjtë shqiptarë vizitojnë muzeun e xhamisë së Profetit Muhamed (s.a.s) në Medine
Gjatë ditës së djeshme, grupi i parë i haxhinjve shqiptarë, të organizuar në grupe më të vogla vizituan muzeun e xhamisë së të dërguarit të Allahut (xh.sh), muze ky i cili ndodhet përbri xhamisë.
Gjatë kësaj vizite ata patën mundësinë që nën përkthimin dhe mbikëqyrjen e myftiut të Kavajës, z. Besnik Leçini, dhe të murshidëve të tjerë Andreot Sefa dhe Elton Alla, të njiheshin me kronologjinë e jetës së Profetit tonë të dashur, njerëzit që e rrethonin, ushqimet e tij të preferuara, shtëpinë e tij dhe sahabeve të nderuar në Meke dhe Medine, paraardhësit dhe pasardhësit, paisjet fizike që Profeti Muhamed (a.s) ka përdorur në përditshmërinë e tij, si dhe mjaft detaje të tjera të ilustruara mjeshtërisht me teknologjitë më të fundit.
Ndërkohë sot vijojnë aktivitetet e tjera të parashikuara sipas programit.