Haxhinjtë shqiptarë njihen me programin e këtyre ditëve të para në Medinen e Profetit tonë të dashur.
Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe ai i Kavajës, z. Besnik Leçini, gjatë një takimi informues i njohën haxhinjtë e grupit të parë me mirësitë e qytetit të Medines, qytet në të cilin ndodhemi këto ditë të para, vendi ku emigroi Profeti Muhamed (a.s) dhe që e zgjodhi të prehej pas ndarjes nga jeta e kësaj bote.
Është prej traditës profetike vizita e disa vendeve të ndryshme në Medine, siç janë: Xhamia e Profetit (a.s), xhamia e Kubas, shehidët e Uhudit, kopshti i xhenetit që ndodhet brenda xhamisë së të dërguarit të Allahut, etj.
Pikërisht në këto pika u përqendrua edhe referimi i dy myftinjve të lartpërmendur, të cilët gjithashtu i këshilluan haxhinjtë e këtij viti të falin sa më shumë namaz në xhaminë e Profetit Muhamed (a.s), pasi 1 namaz i falur në të, ka vlerën e 1000 namazave të zakonshme.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë