Hasan Tahsini në sajë të punës së gjithanshme letrare, patriotike e fetare është ndër personalitetet më të rëndësishme shkencore e kulturore që ka nxjerrë bota shqiptare në shekullin e XIX.

Edhe pse ishte dijetari më i madh i perandorisë osmane, sipas historianit perëndimor Rodrig Davidson, Hoxha Hasan Tahsini, printe gjithmonë në çështjen shqiptaro – kombëtare. Ai ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe, ishte ndër të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) etj.

Shteti Shqiptar e ka vlerësuar me titullin “Mësues i Popullit” (1961) dhe urdhrat “Për veprimtari patriotike” të klasit të dytë (1962) dhe “Naim Frashëri” klasi i parë (1995).

Për më shumë rreth jetës dhe veprës së tij, ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër.