Ne kemi besime të ndryshme, kemi festa fetare të ndryshme, por kemi festat kombëtare ato të cilat na përbashkojnë. Festa që na lidhin në tradita, gjuhë, kulturë dhe emocionalisht.

Dashuria për Zotin është besimi ynë, dashuria për atdheun është prirja e brendshme që na tërheq, është ndjenjë krenarie dhe përkatësie.

Këto festa janë ditë reflektimi, ditë përkujtimi për ata që dhanë jetën dhe gjithçka për këtë komb.

Ju uroj gëzuar gjithë shqiptarëve, Zoti u bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë të dashur!