Frytet e Besimit u zhvilluan ditën e djeshme në Xhaminë e Botanikut.

Për të ligjëruar për besimtarët e mbledhur me këtë rast ishin, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, i cili referoi mbi lidhjen e besimtarit me Allahun (xh.sh) dhe Profetin Muhamed (a.s), imami i xhamisë Et’hem Beu, Elton Karaj, me temën: “Veçoritë e besimtarit që përmenden në suren Ra’d”, dhe imami Abdullah Ziba, i cili lexoi për të pranishmit disa vargje nga Kurani Famëlartë.

Të partëpërmendurit u pritën nga imami i xhamisë “Botaniku”, Aorel Senja dhe xhemati i kësaj zone.

Në fund të programit të pranishmit u bënë pjesë e koktejlit të organizuar me këtë rast.