Mbrëmjen e së mërkurës dhjetëra besimtarë u mblodhën në xhaminë Fatih të qytetit bregdetar të Durrësit, për të ndjekur ciklin e mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit”.

 

Nënkryetari i Komunitetit Myslimani teksa foli mbi dashurinë për Allahun, u shpreh se një zemër e mbushur me dashuri për Krijuesin, s’ka vend për të dytë.

“Njeriu ka gjithmonë nevojë për Zotin, ka nevojë të ushqejë zemrën dhe shpirtin, ajo e cila duhet të mbushë zemrat tona është dashuria për Allahun dhe, kur kjo dashuri është dominante, urrejtja kthehet në dhembshuri”, tha z. Shehi.

1798987_1494111954143686_1608259749235584802_o (1)

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari foli mbi dashurinë që njerëzit duhet të kenë ndaj Profetit Muhamed si udhërrëfyesi më i mirë i njerëzimit në të gjitha kohërat.

“Të duash Profetin dhe të ecësh në udhëzimet e tij, do të thotë të duash dhe të ndjekësh rrugën e drejtë, rrugën më të mirë të mundshme”,  nënvizoi z. Sytari.

Fatih Durres (2)

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe mikpritësi i radhës së këtij programi, Myftiu i Durrësit, Redin Quku, i cili i cilësoi programe të tilla si mjaft të nevojshme dhe shpresëdhënëse në këto ditë ku materializmi po tenton të shkatërrojë shpirtëroren.

“Frytet e Besimit” mbushën zemrat e besimtarëve me dashuri, shpresë, dhembshuri e gëzim edhe përmes këndimit të Kuranit dhe ilahive të ndryshme.

Të martën e ardhshme ky program do të zhvillohet në xhaminë e Medresesë në Tiranë dhe të mërkurën në xhaminë qendrore në Kavajë

9 Prilli 2014