xhamia e tabakeve (3)

Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” është zhvilluar mbrëmë në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Gazmend Aga u shpreh se shpresa është shenjë e besimit. “Besimtari gjithmonë shpreson në mëshirën e Zotit dhe reflekton shpresë tek shoqëria. Njeriu e gjen vetveten vetëm me anë të shpresës. Ashtu siç nuk mund të mendohet i shëndoshë një njeri pa shpresë, e tillë nuk mund të mendohet dhe një shoqëri pa shpresë. Vetë Allahu kërkon prej nesh që ne të jemi njerëz të shpresës e kurrë të mos e humbim atë. Është detyrë mbi besimtarët që këtë shpresë e ndjenjë pozitive ta reflektojë dhe në shoqëri.”, nënvizoi z. Aga.

Ndërsa zv/myftiu i Tiranës Gazmend Teqja foli rreth harmonisë së njerëzve mes njëri- tjetrit.

“Ka dy gjëra që e prishin vëllazërinë dhe harmoninë mes njerëzve që ne si myslimanë e kemi obligim, “haku” dhe “përgojimi”. Zoti e zbriti Kuranin që ne të praktikojmë dhe zbatojmë urdhrat e Tijdhe ai i cili prek të drejtën e tjetrit, përgojon dhe i hyn në hak, ka shkelur urdhrin e Allahut. Ai i cili do që ta përballojë sa më mirë “Ditën e rëndë” (ditën e gjykimit) duhet të veprojë sipas “Fjalës së rëndë” (shpalljes)”, u shpreh z. Teqja.

Imami i Xhamisë së Medresesë Lauren Luli, emocionoi të pranishmit e shumtë në xhami përmes këndimit të ajeteve të Kuranit Famëlartë.

Në fund të programit për të pranishmit u shpërnda ujë zemzemi si dhe dhurata të ndryshme për fëmijët.

29 Prill 2014

 

xhamia e tabakeve (4)

xhamia e tabakeve (5)xhamia e tabakeve (2)

xhamia e tabakeve (6) xhamia e tabakeve (1) xhamia e tabakeve (7)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë