Cikli i Programeve fetare “Frytet e Besimit” është ndalur mbrëmë në Xhaminë e Ali Demit në kryeqytet.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, u shpreh se detyra e besimtarit është që të përhapë  dhe të bëjë të njohur njerëzve Allahun me të gjithë emrat dhe cilësitë që ai shfaqet. Ndaj, sipas tij, edhe kjo nismë e Komunitetit Mysliman, është në këtë drejtim.

Zv/myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, nënvizoi se lidhja e besimtarit me xhaminë është një lidhje e jashtëzakonshme, ku njeriu ngrihet lart nga ana shpirtërore për të arritur përsosmërinë në çdo aspekt, duke u edukuar e përftuar vetëm mirësi e dashuri.

Nga ana tjetër Drejtori i Thirrjes në Islam, Elvis Naçi u shpreh se vlera e besimtarit është brenda xhamisë por edhe jashtë saj. Sipas tij ato vlera që përftohen në xhami duhet të pasqyrohen dhe jetohen edhe jashtë saj, pasi ky është besimi, ky është islami një sistem vlerash dhe virtytesh, këto janë frytet e besimit.

I pranishëm ishte edhe Kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli.

Programi u shoqërua edhe më këndim Kurani dhe Ilahi nga studenti i Universitetit Bedër, Muhsin Kara.

2 Dhjetor 2014

ALI DEMI (1) ALI DEMI (3) ALI DEMI (4) ALI DEMI (5) ALI DEMI (2)ALI DEMI (6) ALI DEMI (7) ALI DEMI (8)