Xhamia e Pazarit KrujëProgrami “Frytet e Besimit” është zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës dhe të enjtes, në Mazrek të Tiranës dhe Krujë.

Mazrek, Tiranë 5 Nëntor 2014

 “Frytet e Besimit” në Xhaminë e Mazrekut është hapur me këndimin e ajeteve të Kuranit nga zëvendësmyftiu i Tiranës Gazmend Teqja.

Drejtori i Thirrjes në Islam në Komunitetin Mysliman, Elvis Naçi, duke iu referuar hadithit “ki frikë Allahun kudo që të jesh  dhe bëj një të mirë pas një gabimi që ta fshije atë”, u shpreh se, besimtari nuk duhet te bjerë në pesimizëm pas kryerjes se një gabimi, por ta shoqërojë atë me një të mirë.

Ndërsa imami Lauren Luli foli mbi veçoritë e besimtarëve teksa theksoi se një besimtar nuk mund të quhet i tillë nëse nuk ka një moral të mirë dhe shembulli ideal për këtë është Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të.

I pranishëm në këtë mbrëmje fetare ishte edhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH, Fejzi Shaholli.

Krujë, 6 Nëntor 2014

Në Krujë programi fetar “Frytet e Besimit” u zhvillua në Xhaminë e Pazarit.

Nënkryetari i KMSH-së Ali Zaimi në hapje të programit u shpreh se ai që beson në Zot është i besës ndër njerëz, pasi besimi ushqen tek besimtarët ndjenjën e paqes e sigurisë.

Ndërsa Myftiu i Krujës Agim Tereziu tha: “rikujtimi i të vërtetave  dhe mesazheve të islamit është mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm për të mbushur boshllëkun që gjithsecili prej nesh ka, dhe “Frytet e Besimit”, po e realizojnë më së miri këtë.

Imami Lauren Luli duke i mëshuar të njëjtës motoje, nënvizoi hadithin “besimtari i mirë është ai nga dora dhe fjala e të cilit njerëzit janë të sigurt”. “Prej cilësive të besimtarëve është të qenët të drejtë në vepra dhe në fjale, të ndershëm, të sinqertë dhe të besës”, tha z. Luli.

Ndërsa imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj theksoi të gjithë duhet të përfitojmë nga të mirat e Allahut. “Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë dhe të gjithë ne duhet ta falënderojmë atë për mirësitë që na ka dhënë dhe të përkulemi në sexhde me frikë e shpresë”, tha z. Karaj.

Gjatë programit u këndua Kuran dhe për të pranishmit u shpërnda ujë zemzemi.

I pranishëm në këtë program ishte edhe Drejtori i Kabinetit në KMSH, Oltion Kola.

kruje (1)
Krujë
kruje (2)
Krujë
kruje (3)
Krujë
kruje (4)
Krujë
Mazrek (1)
Mazrek, Tiranë
Mazrek (2)
Mazrek, Tiranë
Mazrek (4)
Mazrek, Tiranë
Mazrek (3)
Mazrek, Tiranë