Fondacioni “Mirënjohja” në bashkëpunim me Ambasadën e Kuvajtit, i dhuruan Komunitetit Mysliman të Shqipërisë një donacion me paisje elektronike të ndryshme për myftinitë e vendit, me qëllim rritjen e performancës në punët e përditshme.

Dorëzimi i këtyre paisjeve ju bë drejtorit të Financës dhe Vakf-Investimeve në KMSh, z. Edison Hoti, nga përfaqësuesi i Fondacionit “Mirënjohja”, z. Albert Shehu.

Ky donacion konsiston në kompiutera zyre, printera, dron, aparat fotografik dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm.