Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim z. Fehd bin Najif el-Beuardi dhe z. Muhamed bin Khaled el-Kalai, përfaqësues të Qendrës Mbreti Selman për Bamirësi dhe Ndihma Humanitare me seli në Rijad të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Gjatë këtij takimi, kryetari Spahiu dhe përfaqësuesit e qendrës firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin nga ana e KMSH-së të projektit të Shportës së Ramazanit 2025.

Falë këtij projekti, me mbështetjen e qendrës në fjalë, KMSH do t’u vijë në ndihmë rreth 5650 familjeve nevojtare në mbarë vendin nëpërmjet Myftinive nëpër rrethe, me shporta ushqimore të mjaftueshme për një muaj.

Kjo traditë bashkëpunimi ndërmjet një prej qendrave humanitare më të fuqishme në lindjen e mesme dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë vazhdon me sukses prej tashmë 10 vitesh në vendin tonë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë