Kanë filluar regjistrimet për Haxhin 2013, të cilat do të zgjasin  deri më 2 Shtator 2013. Regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Zyra e Haxhit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i bën thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që duan të kryejnë ritualin e haxhit të nxitojnë për regjistrim sepse koha është e kufizuar,  pasi afati i fundit është 2 shtator, dita kur dhe do të mbyllen të gjitha regjistrimet.

Paketa e haxhit për këtë vit është 2700 euro dhe përfshin:

– Transportin ajror vajtje-ardhje

– Transportin me autobuz në Mekë dhe Medine

– Akomodimin në hotele (hoteli Meke 500m larg Xhemerateve)

– Ushqimi, mëngjesi dhe darka (me përjashtim: Mina & Arafat)

– Kurbani, ihrami, ujë zemzem, numra telefoni, etj.

– Shoqërimi nga teologë dhe mjekë përgjatë guidës

Zyra e haxhit bën të ditur se regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

– Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj.

– Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj.

– Fotografi pasaporte 4 copë.
Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç.

– Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet.

Haxhi është vizita që kryhet në Qabe dhe në vendet e bekuara përreth saj, me qëllim përmbushjen e një adhurimi fetar në një interval të caktuar kohor. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ku çdo besimtar e ka obligim të shkojë të paktën njëherë në jetë nëse ka mundësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon ekskluzivisht Haxhin,  për të tretin vit radhazi.

 

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në:

e-mail: [email protected]

Cel: 067 30 48 877

Cel: 069 81 55 523

web: www.kmsh.al

 

Reklama e Dritaislame.al

Reklama e Dritaislame.al